Kishin mbjellë kënetën me 500 bimë marijuane në Itali, mes 5 të arrestuarve dhe një shqiptar

Polici ka vënë në pranga 5 person në Itali, 2 me origjinë kalabreze, 2 nga provinca e Pistaios dhe një shqiptar, pasi kishin mbjellë 500 rrënjë të bimës marijuanë në kënetat Fucecchio

Operacioni i Guardia di Finanza të Lucca-s, në kuadër të një hetimi të Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Firences, bëri të mundur identifikimin dhe sekuestrimin e mbi 500 bimëve narkotike, duke i prerë. Të ardhurat e mundshme nga bimët do të ishin rreth 1 milion euro.

Hetimet nisën në muajin shkurt: bimët u rritën në një fushë të mbrojtur me shkurre, ndërsa për ruajtjen dhe tharjen e bimëve, e cila në shtator kishte arritur lartësinë 2 metra, u pajis një kasolle edhe në Bashkinë Ponte Buggianese.

Dhe pikërisht në kasolle grupi u kap në flagrancë. Brenda ambienteve policët gjetën 250 kilogramë gjethe kërpi.

Nga kontrollet e mëpasshme të shtëpive, u gjetën 2 kilogramë marijuanë e paketuar dhe gati për shitje.

Në këtë aferë ka ndërhyrë edhe Prokuroria Publike e Pistoias./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 21:15