Kishin mbërritur në Itali disa ditë më parë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë për drogë: Çfarë u gjeti policia në banesë

Dy shqiptarë, 20 dhe 23 vjeç, janë arrestuar në Itali pasditen e së dielës, për aktivitet kriminal në fushë e lëndëve narkotike. Dy shqiptarët, të cilë kishin vetëm disa ditë në Itali dhe kishin mbërritur me vizë turistike, shisnin drogë në zonën Marebello pranë Bagno.

Atyre, në momentin e arrestimit policia u gjeti 14 doza kokaine gati për shitje, hashash dhe marijuanë si dhe 670 euro para cash.

Më tej, nga kontrollet e kryera në banesën ku qëronin dy të rinjtë, u gjetën dhe sekuestruan më shumë kokainë dhe 60 gramë hashash si dhe 6000 euro cash.

Sot ata dolën në gjyq dhe gjyqtari vleftësoi paraburgimin dhe urdhëroi ndalimin e qëndrimit në provincën e Rimini për të dy.

Arrestimi erdhi si pjesë e shërbimit të gjerë të kryer të dielën, ku bërthama e policisë urbane ngriti postblloqe në disa zona të konsideruara më të ndjeshme, si parqet, qendra historike, Borgo Marina dhe në bregdet./albeu.com


Shtuar 9.01.2023 17:05