Kishin lidhje gjaku, ky është 53-vjeçari që përdhunoi minorenen në Gjirokastër (FOTO LAJM)

Personi që shikoni në foto është shtetasi i cili është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj një vajze 16 -vjeçare.

Në pranga është vënë shtetasi Kabuli Hunda, 53-vjeçari i cili përdhunoi me dhunë një minorene në Gjirokastër.

Mësohet se ai kishte lidhje gjaku me minorenen, e cila vjen nga një familje e varfër dhe prindërit i kishte me aftësi të kufizuara.

Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje.

Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 4.11.2021 10:10