Kishin gati kokainën për ta shpërndarë në Dhërmi, arrestohen tre të rinj nga Tirana

Policia ka vënë në pranga tre të rinj nga Tirana. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi, Himarë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sekuestrohet lënda narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 16:07