Kishin fshehur lëndën narkotike në airbag-un e makinës, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

Një operacion është kryer nga hetuesit e komisariatit të Appio-s, ku me anë të qenve policisë për gjetjen e drogës.

Nga hetimi, u zbulua një ngarkesë. Policia nisi kontrollet, dhe sipas mediave italiane, gjeti një të ri që po kërkonte diçka në mjetin e tij. Në mjet u gjet, droga në airbag. Në timon ishte një buton, që sa të shtypje, hapej airbag-u që shërbente si vend për të mbajtur 2 kg e hashashit që u sekuestruan.

Në përfundim të hetimeve u sekuestrua dhe makina, ndërsa dy 2 djemtë, të dy me origjinë shqiptare, u arrestuan. Të dy ndodhen në paraburgim./albeu.com

 

 

 


Shtuar 24.09.2022 21:55