Një kishë në Giza të Egjiptit është përfshirë nga flakët.
Sipas burimeve, të paktën 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarrit që përfshiu kishën.

Ministria e Shëndetësisë atje raporton se 45 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet më tej.

Burime nga policia egjiptiane bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër elektrike.

Në momentin e ngjarjes në Kishë mendohet të kenë qenë rreth 5000 besimtarë.

