Një i ri shqiptar është dënuar me 14 muaj burg në Britani, pasi u kap në një “shtëpi bari”.
Sipas mediave britanike 21-vjeçari shqiptar Berndard Cera, ka deklaruar para trupit gjykues se kishte 10 mijë paund borxh, dhe se duhet t’i shlyente pasi familja e tij kishte marrë kërcënime.
Në artikullin e mediave britanike theksohet se më 19 dhjetor të vit të kaluar, Cera u përpoq të arratisej nga policia, pas bastisjes së ‘shtëpisë ‘së barit. Për t’i shpëtuar burgut, ai u arratis nga banesa duke u ngjitur përmes një dritareje, por më vonë u gjet nga efektivët, i fshehur nën disa thasëve plehrash.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 230 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme. Po ashtu u gjetën llamba dhe fidanë të tjerë, gati për kultivim.
Cera u dënua me gjithsej 14 muaj burgim. Ai do të vuajë gjysmën e dënimit në paraburgim përpara se të merret një vendim nga Ministria e Brendshme për të drejtën e tij për të qëndruar në Britani.
/AlbEu.com/