Në Kinë , dje, të premten, janë regjistruar 24.791 raste të reja me koronavirus , nga të cilët 20.895 kanë të bëjnë me bartës asimptomatikë të virusit, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend.
Këto shifra janë pak më të larta se në 24 orët e mëparshme, kur u njoftuan zyrtarisht 24,268 infeksione të reja, nga të cilat 20,782 ishin bartës asimptomatikë të virusit, të cilët numërohen veçmas nga autoritetet shëndetësore kineze.
Shumica dërrmuese e 24,791 rasteve të reja vijnë nga Qendra Financiare e Shangait , e cila është epiqendra e valës së re Covid-19 në Kinë. Zona metropolitane prej 25 milionë banorësh, e cila është mbyllur rëndë, regjistroi rreth 23,513 infeksione të reja.
Në 24 orët e fundit janë liruar 2818 pacientë të trajtuar me Covid-19, ndërsa 34002 persona janë liruar nga karantina në të cilën kishin hyrë si “kontakte të ngushta” të bartësve të virusit./albeu.com