Rusia po përballet me problem furnizimi për pjesë avionësh edhe nga aleati i saj i madh, Kina pas sanksioneve të vendosura prej Perëndimit teksa Putini ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës prej dy javësh.
Agjencitë e lajmeve ruse sipas Reuters raportojnë se një zyrtar i Autoritetit të Aviacionit të Rusisë teksa thotë se nuk kanë mundur të furnizohen nga Kina me pjesët e këmbimit të kërkuara.
Sektori i aviacionit të Rusisë është duke u dëmtuar nga sanksionet ndërsa ministria e Jashtme paralajmëroi këtë javë se siguria e fluturimeve ishte në rrezik.
Agjencitë, përfshirë Interfax, cituan Valery Kudinov, një zyrtar i Rosaviatsia-s përgjegjës për ruajtjen e aftësisë së fluturimit të avionëve, të ketë thënë se Rusia do të kërkonte mundësi për të marrë pjesë këmbimi nga vende si Turqia dhe India, pas një përpjekjeje të dështuar për t’i marrë ato nga Kina.