Kryqi i Kuq i Kinës do të sigurojë 5 milionë juanë (ose rreth 791,000 dollarë) ndihmë humanitare për Ukrainën, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një konferencë, duke shtuar se grupi i parë i ndihmës u largua nga Pekini të mërkurën.
Ndihma, e cila përfshin ushqimin dhe nevojat e përditshme, vjen me kërkesë të Ukrainës dhe do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq të Ukrainës “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.
Kujtojmë se Kina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që palët të ushtrojnë “përmbajtjen maksimale” për të parandaluar një krizë masive humanitare.
Pekini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë një pushtim rus.