Joshua Kimmich ka vlerësuar se hendeku mes përfaqësueseve elitare dhe atyre më të vogla në futboll po zvogëlohet vazhdimisht, duke bërë që sfidat ndërkombëtare të jenë gjithnjë e më të komplikuara.
Pas barazimit 0-0 të Spanjës me Cape Verden në Kupën e Botës 2026, mesfushori i Bayern Munich foli për rritjen që kanë pësuar kombëtaret në zhvillim, si në organizimin taktik, ashtu edhe në cilësinë teknike.
Të lidhura
None found
“Në përgjithësi, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fitohen ndeshjet. Të ashtuquajturat kombëtare të vogla po përmirësohen, si nga aspekti futbollistik ashtu edhe nga ai taktik”, deklaroi Kimmich.
Kapiteni i Gjermanisë përmendi edhe ndeshjet e ekipit të tij ndaj Curacao, si edhe përballje të tjera të papritura në Botëror, duke nënvizuar se niveli i këtyre skuadrave është rritur ndjeshëm.
“Curacao luajti futboll kundër nesh, unë prisja më shumë topa të gjatë. Pashë Haitin kundër Skocisë dhe edhe ata luajtën mirë. Nuk është më e thjeshtë”, shtoi ai.
Sipas Kimmich, përfaqësueset e mëdha nuk mund të mbështeten më te diferenca në emër apo histori, por duhet të avancojnë vazhdimisht nëse synojnë të mposhtin rivalët më pak të favorizuar.
“Kombëtaret e mëdha duhet të bëhen edhe më të mira për t’i fituar këto ndeshje. Kjo tregon se fitorja 7-1 ndaj Curacao nuk është diçka e sigurt. Duhet ta fitosh në fushë”, përfundoi ai.
