Blogerja e njohur dhe mjaft e dashur Armina Mevlani njihet për sharmin e saj dhe për veshjet sensuale.
Së fundmi, ajo ka ndarë dy foto në ‘Insatstoryn’ e saj me një fustan të zi. Ajo shkruan se Kim Kardashian e ka kopjuar në të veshur. Kjo pasi blogerja ka veshur fustanin e zi më para se ylli i njohur botëror.
‘Unë e bëra e para’– shkruan ajo.
Kim njihet si një ndër influencueset më të mëdha, nga e cila frymëzohen mjaft persona anë e mbanë botës, por sipas Arminës, këtë radhe Kim është frymëzuar te veshjet e saj.