Kievi zgjohet me sirena alarmi, shperthime në qendër të kryeqytetit

Shpërthimet, të shoqëruara me sirena alarmi, përhapën sërish frikën në kryeqytetin ukrainas në orët e para të së mërkurës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, sqaroi në Telegram se shpërthimet ndodhën në lagjen qendrore të Sentenkivskiy dhe se shërbimet e urgjencës janë dërguar në vendngjarje.

Sipas guvernatorit të rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase zmbrapsën sulmet, ndërsa Klitschko tha se 10 dronë rusë të prodhuar nga Irani u rrëzuan sot, shkruan BBC.

Moska kohët e fundit ka përdorur këto drone për të goditur dhe shkatërruar infrastrukturën kryesore në qytetet e Ukrainës.

Ukraina ka akuzuar Iranin se ka furnizuar Rusinë me drone “kamikaze” të përdorur në sulmet vdekjeprurëse më 17 tetor, të cilat Teherani fillimisht e mohoi.

Administrata ushtarake e qytetit tha se një pjesë e një rakete ka goditur dy ndërtesa administrative në qendër të qytetit. Nuk ka ende detaje për viktima.

Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori me raketa dhe drone.