Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko, tha se sulmi me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës ishte “masiv”, me zyrtarë ushtarakë që konfirmuan në Telegram se të paktën 24 persona ishin plagosur.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në distriktin Darnytski dhe një zjarr u raportua gjithashtu në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në distriktin fqinj Dnipro.

Vala e raketave vjen pasi më shumë se 100,000 shtëpi ukrainase mbetën pa energji elektrike nga sulmet e fundit me dronë rusë ndaj infrastrukturës energjetike, tha të mërkurën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se një nga fëmijët që u vra ishte një vajzë 14-vjeçare. Të paktën pesë fëmijë ishin plagosur në sulmet e fundit me dronë.

Ai vuri në dukje se më shumë se 20 lagje ishin shënjestruar, me shumë ndërtesa, përfshirë një çerdhe që u përfshi nga flakët.

Tre vjet e gjysmë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, luftimet në terren nuk tregojnë shenja qetësimi.


Shtuar 28.08.2025 09:22