Nëntori premton momente të shkëlqyera për sa i përket jetës sentimentale. Nëse iu përkisni një prej katër shenjave të mëposhtme, dashuria do të trokasë në derën tuaj.
Demi
Me kalimin e Afërditës në Bricjap, do të shihni që humori juaj do të ndryshojë për mirë dhe do të merrni epërsinë. Do të keni fat sa i përket jetës së dashurisë, veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit të tretë. Ka shumë mundësi që të krijoni një lidhje të re, pasi Dielli dhe Mërkuri do të jenë në Akrep dhe do të kenë kontrast me shenjën tuaj.
Gaforrja
Duke qenë se Afërdita do të jetë te Bricjapi, do të “shëtisë” në shtëpinë tuaj të shtatë, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet, fejesën dhe martesën. Kjo do të thotë se nëse jeni beqar, diçka do të ndryshojë në jetën tuaj sentimentale. Mund të takoni dikë dhe do të marroseni pas tij. Nëse jeni në një lidhje, një propozim martese mund të jetë në horizont.
Virgjëresha
Perëndesha e dashurisë dhe e parave do të jetë te Bricjapi, gjë që lidhet me flirtin, takimet dhe dashurinë. Vishni buzëqeshjen tuaj dhe përgatituni të mirëprisni dashurinë e jetës tuaj. Do të dilni, argëtoheni dhe të takoni shumë njerëz. Nëse jeni ende beqar, Afërdita do t’ju japë favorin të krijoni një lidhje.
Bricjapi
Afërdita do t’ju japë energjinë e saj pozitive dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Do të ndiheni në humor, do të shkëlqeni dhe takoni personin e duhur. Shanset për të takuar dikë dhe për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme do të rriten.