Këto janë profesionet më të besuara dhe më pak të besuara në botë

Më beso, jam mjek! Kjo është një nga frazat më të përdorura, dhe siç zbulon një sondazh nga Ipsos, profesionistët mjekësorë janë me të vërtetë grupi më i besuar në botë.

Një total prej 64% thanë se mendojnë se mjekët janë të besueshëm, ndërsa vetëm 10% thanë se nuk u besonin atyre, duke arritur një nivel neto besimi prej 54%.

Shkencëtarët ishin afër me një besueshmëri neto prej 51%, ndërsa mësuesit ndodhen në treshen e parë me 43%.

Në anën tjetër të shkallës, politikanët kanë dalë si grupi më pak i besueshëm i njerëzve me një rezultat neto prej -52%, më pas renditeshin me besim pak më të lartë se politikanët, ministrat, drejtuesit e reklamave, bankierët dhe gazetarët./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 22:00