“Kështu është kur i ngatërron çunat e Ajatollakut të Iranit me çunat e Varrit të Bamit”, paralajmërimi i Hoxhës: Dimër i ashpër këtë vit

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndaj sulmeve kibernetike të Iranit në Shqipëri, teksa hakerat publikuan sot përmbajtjen e e-mailit të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Hoxha shkruan se “kështu është kur i ngatërron çunat e Ajatollakut të Iranit me çunat e Varrit të Bamit” duke bërë ironi me politikën, ndërsa paralajmëron për “dimër të ashpër këtë vit”, për shkak të publikimit të përmbajtjeve sensitive të vjedhura nga hakerat në e-mailet e ministrave apo edhe të dhëna të tjera siç janë sistemi TIMS.