Këshilltari i Zelenskyt dënon sulmin në Kiev: Akt terrorist

Bombardimet ruse nuk kanë të ndalur.

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhajlo Podoliak deklaroi se sulmet raketore të Moskës në Kiev janë një akt terrorist, ndërsa ka bërë thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë.

Podoliak gjithashtu theksoi se Ukrainas i duhet të furnizohet me armë të rënda për të ruajtur territorin e saj nga sulme ruse.

“Sulmet e sotme me raketa në Kiev ka vetëm një qëllim, të vrasë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur”, shtoi më tej Podoliak./albeu.com