Këshillimi Kombëtar, Rama nxjerr shifrat: Ky është numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë (VIDEO)

Mbi 62 mijë qytetarë kanë shprehur opinionin e tyre tek pyetësori për Këshillimin Kombëtar.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Ramës në rritje është edhe numri i atyre që kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

“62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Rama i bën thirrje qytetarëve që të kapin mendimin e tyre.

“Le të dëgjojmë njëri tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”, përfundon Rama./abcnews.al/


Shtuar 31.01.2022 20:29