Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mbi gjysmë milionë shqiptarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Rama u premton se zëri i tyre do të dëgjohet.
“MIRËMËNGJES dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Sipas qeverisë, nisma “Këshillimi Kombëtar” dëshiron t’i japë jetë një kuvendimi popullor, për të dëgjuar mendimin e qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin që prekin ekonominë, shoqërinë dhe të ardhmen tonë.
Konkretisht, përmes një pyetësori, qeveria u ka adresuar qytetarëve disa pyetje që lidhen me sfidat aktuale të zhvillimit ndërsektorial të vendit, që nga ekonomia, drejtësia, mbrojtja sociale apo bashkëjetesa jonë demokratike./albeu.com