Këshilli Kombëtar i PD miraton rezolutën për presidentin e ri: Mazhoranca kërkon konsensus të rremë

Nga Këshilli Kombëtar i PD Oerd Bylykbashi ka lexuar tekstin e projekt rezolutës për zgjedhjen e Presidentit të ri që është miratuar më pas.

Pjesë nga fjala e Bylykbashit

Kuvendi duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit jo më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit.

Maxhoranca ka kapur pushtetet e pavarura përfshirë atë të drejtësisë duke rrënuar sistemin e kontrolleve dhe balancave. Zgjedhja e presidentit ka rëndësi në kuadër të rikrijimit të balancave kushtetuese.

Raportet e OSBE damkosin me shitblerjen e votës mandatet e shumicës së PS. Nisma për zgjedhjen e presidentit është vënë në pikëpyetje. Maxhoranca po përpiqet të krijojë një proces parlamentar fars duke u përpjekur t’i caktojë ajo përfaqësuesit e opozitës në përzgjedhjen e presidentit. Konsensualitet i rremë i krijuar nga PD.

Tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri është bazuar për gjetjen e konsensusit për figurën e presidentit. Thyerja e traditës zhbën premisat për konsensus të vërtetë.

PD do shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e presidentit me votën e deputetëve të grupit parlamentar. Mandatohet komisioni i rithemelimit të mandatojë përfaqësuesit për gjetjen e  një konsensusi me partitë e tjera opozitare.

 

https://www.youtube.com/watch?v=c1d3xEeuXUc