Këshilli i Legjislacionit zgjat afatet e Komisioneve të Vettingut deri në 2024

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar sot në Kuvend ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Tashmë, me këto ndryshime, Komisionerët e Vettingut do të kenë afat për ushtrimin e detyrës deri ne 31 dhjetor 2024, duke u zgjatur kështu me dy vite.

Mësohet se Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në votim. Por, pavarësisht procesit të votimit në këshillin e Legjislacionit, në seancë do të duhen 84 vota për miratimin e këtyre ndryshimeve.


Shtuar 21.01.2022 13:20