Këshilli i BE-së ka miratuar zyrtarisht Rregulloren e Certifikatës Digjitale për Covid-19. Miratimi Certifikatës nga shtetet anëtare u mirëprit nga Komisioneri i Drejtësisë Didier Raders, i cili në një postim në Tëitter, shkroi: “Mirëpres miratimin zyrtar nga Këshilli i BE-së të Certifikatës digjitale të BE-së për Covid-19 të hënën e ardhshme 14 qershor në 10.00 (me orën e Brukselit)”.
Certifikata do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik dhe qëllimi i saj është të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve brenda BE-së, në mënyrë të sigurt./albeu.com