Këshilli Bashkiak i Vlorës ka anuluar mbledhjen që ishte thirrur sot nga kryebashkiaku Dritan Leli. Pas anulimit të mledhjes, ka reaguar Leli, i cili ka caktuar datën 29 qershor për mbledhjen e radhës, ku pritet të miratohen projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera.
“Pas anulimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, thuhet në reagimin e Lelit./albeu.com