Këshilla nga mjekja: Si të mbroni dhe të trajtoni fëmijët tuaj nga virozat

Gripi është një infeksion i rrugëve respiratore i shkaktuar nga virusi influenza. Gripi shpërthen çdo vit, zakonisht mes muajve nëntor dhe prill. Për shkak të ndryshimeve të shpeshta që pësojnë viruset e influenzës, njerëzit nuk janë imunë për kohë të gjata, kjo është arsyeja pse mund të sëmuremi disa herë brenda vitit me grip.

Dr. Niketa Koliçi, mjeke neonatologe jep disa këshilla se si të mbroni dhe të trajtoni fëmijet tuaj në këto ditë virozësh.

Si ta kuptojmë kur fëmija është me grip? Simptomat më tipike të gripit përfshijnë:

-Temperaturë të papritur

-Dhimbje koke e muskujsh

-Lodhje të shprehur

-Kollë të thatë

-Mungesë oreksi

Tek fëmijët këto shenja shpesh shoqërohen me :

-Temperaturë të lartë e pashpjegueshme, pa shenja të tjera shoqëruese

-Shpesh ka temperaturë mbi 39.5, që shoqërohen edhe me konvulsione

-Dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre

-Dhimbje veshi, sy të skuqur

Gripi mund të shkaktojë komplikacione të tjera dhe nëse shihni që gjendja shëndetësore e fëmijës nuk përmirësohet mbas 3 ditësh, atëherë duhet ti drejtoheni mjekut./albeu.com


Shtuar 27.12.2021 22:55