Kërkonte ribashkim, ish-dhëndri udhëtoi nga Kosova dhe dhunoi familjen e ish-gruas në Vlorë, u dogji dy shtëpi

Ish-dhëndri i familjes së Luftie Fanaj, Haki Bajrami nga Kosova, dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj, ka djegur me benzinë shtëpinë e ish-vjehrrit në fshatin Llakatund në Vlorë. Si pasojë e sherreve familjare janë djegur dy banesa.

Autori i zjarrvënies ka qenë në proces ndarje me vajzën e Lutfi Fanajt, me të cilën kishte një fëmijë, ndërsa kërkonte ribashkimin me të.

Ai ka shkuar dje në banesën e ish-vjehrrit dhe pasi e ka spërkatur atë me benzinë, i ka vënë flakën. Ndërkohë në banesë në momentin kur i është vënë zjarri ishte gjyshja e shtëpisë dhe nipi i saj, (djali nga martesa e parë e ish-gruas së kosovarit).

Këta të fundit pasi janë dhunuar nga autori i zjarrvënies, kanë tentuar që të shuajnë zjarrin, por kanë pësuar djegie, ndërsa ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga flakët është djegur totalisht dhe banesa ngjitur./Albeu.com/


Shtuar 29.04.2023 10:44