Skena të tmerrshme dhune, kanë tronditur opinionin publik italian. Në një video të shpërndarë nga Il Domani, oficerët e burgut të Santa Maria-s Capua Vetere në 6 Prill, 2020 kanë dhunuar për katër orë rrjesht të burgosurit.
Dhuna ndaj të burgosurve nisi pasditen e 6 Prillit të vitit të kaluar pas protestave të të burgosurve, për të kërkuar maska dhe tampona pas shfaqjes së rastit të parë të COVID-19 në burg.
Zyrtarët të indinjinuar nga protesta kanë ndërmarrë një sulm të vërtetë ndëshkues.
Në videon e publikuar nga Il Domani, të burgosurit paraqiten në një dhomë të mbushur me karrige të grumbulluara, ku dy oficerë me helmeta, mburoja dhe shkopinj dore bëjnë që një i burgosur të ecë para tyre dhe më pas e godasin.
Disa të tjerë shfaqen të rrjeshtuar pas murit, më pas goditen me shkopinj gome nga oficerët.
Dhunë e cila intensifikohet pas çdo goditje dhe në momentin që njëri prej të burgosurve nuk duron goditjet dhe bie në tokë, oficeri i tërbuar e godet edhe më shumë.
Oficerët nuk kanë kursyer nga dhuna çnjerëzore edhe një të burgosur me aftësi të kufizuara, i cili edhe pse në karrocë me rrota nuk ka shpëtuar nga goditjet me shkop gome.
I habitshëm është fakti se asnjë nga të burgosurit nuk rebelohet dhe të gjithë mbrojnë veten me të vetmen ‘armë’ që posedojnë duart e tyre.
Publikimi i kësaj video ka shkaktuar reagime të shumta në politikën dhe shoqërinë italiane të cilën kërkojnë llogari ngaMinistrja e Drejtësisë, Marta Cartabia dhe duan që ajo të bëjë një raportim sa më parë të jetë e mundur në Parlamentin italian.