Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Ditën e sotme, u mbajt në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca për zgjatjen e afateve për ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë, nesër pritet të mbahet një seancë në Gjykatën e Lartë, në lidhje me një nga kërkesat e Berishës për masën e sigurisë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani.

SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

“Gjykata shpalli vendimin për të dy duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkimet tona nuk do të shterojnë, duke pasur synim ndryshimin e masës. Një nga elementët bazë të kërkesës sonë është se kjo gjykatë ka vendos mbi një dispozitë të shfuqizuar gjashtë vite më parë. Kodi i ri nuk parashikon komunikimin e zotit Berisha vetëm më personat që bashkëjeton, kjo është depozita e vjetër, e reja ka ndryshime që mund të takohet edhe me të tjerë. Një tjetër çështje është se SPAK, gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re”, tha avokati i zotit Berisha, Genc Gjokutaj, pas përfundimit të seancës.


Shtuar 8.04.2024 14:24