Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila donte që të konsideroheshin vota të vlefshme për kandidatët edhe kur shenja e votimit është jashtë kutisë.
Konkretisht Partia Socialiste kërkoi që edhe në rastet kur shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit në rastin e votës për kandidatët, por është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, të llogaritej si votë e vlefshme.
Sipas socialistëve kërkesa bazohej në një vendim të Komisionit Rregullator më datë 25.04.2025.