Kërkoi t’i njihen ditët e paraburgimit, shtyhet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.

Tahiri kërkon që t’i njihen ditët e paraburgimit dhe lehtësirat nga qëndrimi atje.

Më herët ishte kërkuar përjashtimi i gjyqtarit Elis Dine, i cili është zëvendësuar nga Elton Frashëri.

Frashëri kërkon kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes gjyqësore.

Gjithashtu edhe në nisje të seancës, Tahiri nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe trupi gjykues pritet të marrë një vendim për një tjetër datë për seancën gjyqësore.