Kërkoi 12 mijë € nga familja e një të dënuari, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Lavdosh Shehu

Gjykata e Posaçme e aplelit ka  lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatit Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë, për akuzën e ushtrimit të ndikimit ndaj funksionarëve publikë.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni duke i premtuar ekstradimin nga Italia, duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

U dyshua se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 10:21