Kapet në Kakavijë një shqiptar i kërkuar nga autoritetet italiane.
Shqiptari u ndalua dje pasdite nga pala greke, nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit, Janinë.
Ai tentoi të hynte në Greqi, teksa ishte i kërkuar me urdhër europian arresti për çështje droge.