Policia ka arrestuar Blerim Trocën, shtetasin me origjinë ngë Dibra, i cili kërkohej nga Interpol dhe TIMS.
Ai jetonte i fshehur në Shijak prej më shumë se 10 vitesh, ndërkohë ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Santa Maria / Itali, për veprën penale “Marrëdhënie me dhune me të mitur.”
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:
Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./albeu.com