Kërkohej nga familjarët, 50-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Kukës

Policia e Kukësit ka lajmëruar se një 50-vjeçar është gjetur i pa jetë në banesën e tij.
Ishin familjarët e të ndjerit ata që njoftuan efektivët se kishin humbur prej disa ditësh kontaktet me 50-vjeçarin.

Blutë njoftojnë se 50-vjeçari mendohet se ka vrarë veten duke prerë damarët me thikë, ndërsa dyshohet se ai ishte në gjendje depresive.

Të lidhura

None found

Njoftim policie

Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.

Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.11.2022 19:38