Kërcet arma në Tropojë, ka të plagosur

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në Tropojë, dyshohet se ka të plagosur.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në qendër në Bajram Curr.

Mësohet se i plagosur në këmbë me armë zjarri ka mbetur një person, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në kërkim është shpallur autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia.


Shtuar 26.06.2023 20:16