EMRI/ “Kërcet” arma në Fushë Krujë, plagoset një 55 vjeçar

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Zgërdhesh në Krujë.

55-vjeçari Luan Hushi ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ku ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Nuk dihet nëse personi ka pasur konflikte të mëparshme, apo ka qenë një konflikt i momentit, ndërsa bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në pyll.

Policia është vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e rrethanave si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com