“Kërcet” arma në Fushë Krujë, 62-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Një 62-vjeçar në Fushë Krujë është plagosur në këmbë me armë zjarri, pas një konflikti të castit.

Autori i ngjarjes B.S, 44 vjeç është shpallur në kërkim.

62- vjeçari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jatën, pasi është dërguar në Spitalin e Traumës  në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com