Ambasadori rus Igor Kalabukhov tha të enjten se Bosnja dhe Hercegovina mund të përballet me të njëjtin fat si Ukraina nëse vendi vendos të anëtarësohet në NATO.
Igor Kalabukhov tha këtë gjatë një interviste për FTV të enjten. Ai vuri në dukje se vendi është i lirë të bashkohet me aleancën prej 30 anëtarësh, por Moska do të përgjigjet, raportoi Euractiv.
-Nëse (Bosnja dhe Hercegovina) vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është çështje tjetër. Shembulli i Ukrainës tregon se çfarë presim. Nëse ka ndonjë kërcënim, ne do të përgjigjemi – tha ai, transmeton Fox News.
Kalabukhov akuzoi Perëndimin për provokim të tensioneve, duke pretenduar se Rusia po përgatit një “plan”.
-Nuk kemi plane. Ne do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike – tha ambasadori. Anëtarësimi në NATO nuk është një realitet për Bosnjën duke pasur parasysh mungesën aktuale të konsensusit të vendit mbi këtë çështje, shtoi ai.
Moska e ka kundërshtuar ashpër zgjerimin e NATO-s, veçanërisht me vendet me të cilat ndan kufij. Një ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharovlëshoi një paralajmërim për Finlandën dhe Suedinë.
“Finlanda dhe Suedia nuk duhet ta bazojnë sigurinë e tyre në dëmtimin e sigurisë së vendeve të tjera dhe anëtarësimi i tyre në NATO mund të ketë pasoja të dëmshme dhe të përballet me disa pasoja ushtarake dhe politike”, tha ajo. /albeu.com/
⚡️⚡️Russia warns Bosnia and says it will also face the same fate as Ukraine if it decides to be part of NATO
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) March 17, 2022