Ministri i Punës në Greqi, Adonis Georgiadis, i ka dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë, duke folur për rastin e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Ai ka thënë se Shqipëria t’i harrojë fondet e BE-së nëse pengon betimin e Belerit.
duke theksuar se vendi fqinj duhet të ” harrojë kursin europian nëse pengon betimin e Beleris ” . .
“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiak i Himarës”.
Ai shtoi se nëse zgjedhjet përsëriten ose betohet një kryetar tjetër bashkie, “për Greqinë do të jetë faktor i keq marrëdhënieve me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar”.
“Shqipëria do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve të Vorio Epirit,” shtoi ai, duke vënë në dukje se Shqipëria duhet të rishikojë qëndrimin e saj.
Mungesa e Ramës në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë është një “mesazh” i qartë.
Duke folur për rëndësinë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, Georgiadis theksoi se “e konsideroj shumë të rëndësishme që Rama nuk është ftuar”.
“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç Ramës dhe që të gjithë të tjerët të jenë veç Ramës, mendoj se tregon se çështja e Fredi Belerit nuk po kalon aspak pa pengesa në qeverinë greke”, tha ministri./albeu.com