Kërcënoi me armë policinë, Gjykata pushon çështjen për kandidatin e BD në Kukës dhe të afërmit e tij

Gjykata e Kukësit ka marrë vendimin për kandidatin e Bindjes Demokratike në këtë qark, Abedin Oruçi, në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjykata ka vendosur të pushojë çështjen e tij dhe akuzat e gritur ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe vetë Oruçit.

Vendimet e Gjykatës së Kukësit:

Pushimin e çështjes për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të POlicisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” ndaj të pandehurit Abedin Oruci.

Pushimin e çështjes për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim për Petrit Oruçin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, në bashkëpunim për Englant Ollomanin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” ndaj Behar Durakut.

Oruçi ishte në garë për zgjedhjet lokale si kandidaturë e partisë Bindja Demokratike, ndërsa më herët ka mbajtur postin e kryetarit të Këshillit në qarkun e Kukësit. Ish-zyrtari i Kukësit hetohej nga prokuroria për 3 vepra penale: Ndërtim të paligjshëm, kundërshtim i funksionarëve publik dhe kanosje për shkak të detyrës. Më 19 tetor të vitit të shkuar, Abedin Oruçi u konflikua dhe me bodigardët e Gjicit, sherr që ndodhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze.

Dy ditë më parë, më 18 tetor të këtij viti, Gjykata e Kukësit ka vendosur që të hedhë poshtë akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, Oruçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, pavarësisht se nga përplasja mbetën të plagosur 5 efektivë të Policisë së Shtetit./albeu.com/