Kërcënoi dhe goditi me sende të forta një grua në Vlorë, policia shpall në kërkim 37-vjeçarin

Një grua është dhunuar dhe kërcënuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Policia ka identifikua autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve 37-vjeçari I.Sh ka goditur me sende të forta në kokë 39-vjeçaren E.K (D), ndërsa dyshohet se edhe e përndiqte prej disa kohësh.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/AlbEu.com/


Shtuar 22.04.2023 17:24