Kërcënohet djali i ish-kandidatit per kryebashkiak në Shkodër, 32-vjeçarit i kanë drejtuar armën

Djali i ish-kandidatit per kryebashkiak në Shkodër, Xhemal Bushati, Arlind Bushati është kërcënuar me armë nga dy persona të tjerë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të enjtes, ndërsa Arlind Bushati ka kryer një kallëzim ditën e sotme në Policinë e Shkodrës.

Siç raportohet 32-vjeçari ka qenë në një lokal në zonën e pedonales në Shkodër, kur dy persona që lëviznin me motor i kanë drejtuar armën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 11.10.2024 16:30