Pas një kërcënimi me bombë kundër transmetuesit publik ZDF në Mainz, disa ndërtesa u evakuuan mëngjesin e sotëm.
Disa qindra punonjës u detyruan të linin ndërtesat për arsye sigurie.
Policia në Mainz tha se kërcënimi është marrë të hënën në mëngjes rreth orës 08:20. Bild shkruan se ambientet e ADF po kontrollohen me qen special.
Në zonë janë vënë gjithashtu kufizime në qarkullim./Albeu.com