Berisha në Kuvend: Tenderat e AKSHI-t duan t’i marrë tani privatisht baxhanaku i Ramës, i merrnin me pengmarrje, tani i duan me ligj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza se kryeministri Edi Rama, kërkon që të “privatizojë” tenderat e AKSHI-t për baxhanakun e tij.

“Edhe pushtuesi më i egër do të bënte përpjekje të maskonte një veprimtari të tillë armiqësore, e poshtëruese ndaj qytetarëve të vendit, në të cilin ju zotoheni sot se do ta krijoni mburojën për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të vjedhë, të vjedhë dh t vazhdojë t vjedhë. Kjo që bëni është krim i madh ndaj kushtetutës e shtetit ligjor. Kjo që bëni ju është goditja fatale e shtetit ligjor, e interesave të çdo qytetari shqiptar.

Jashtë çdo lloj konceptimi, në një kohë kur kjo kushtetutë parashikon jo në një rast, por në 4-5 raste pezullimin. Dhe ju tani ata të cilëve, kushtetuta u përcakton pezullimin për të mbrojtur Edi Ramën, për të mashtruar shqiptarët se ligjin se keni vetëm për Ramën, i fusni mburojën e anti pezullimit. E kuptoni sesa qesharakë bëheni. Kjo është gjë e paimagjinueshme.

Këta që keni futur ju pezullohen me kushtetutë, dhe ju me procedurë kërkoni të pengoni pezullimin. Sot keni prurë ligjin e Lindave. Ai është ligji i Lindës së Surrelit e AKSH-t. Duan ta marrë privatisht baxhanaku tenderat, ato që i merrte me pengmarrje, do t’i marrë me ligj tenderat e AKSHI-t”, tha Berisha.


Shtuar 19.02.2026 11:43