Keni shtuar në peshë? Ky lloj çaji ju ndihmon për të hequr kg e tepërt

Rooibos, apo njohur ndryshe si “bush i kuq”, është bimë që përdoret për çaj përmban aspalathin, gjë e cila bën uljen e nivelit të sheqerit në gjak nëse pini 6 filxhanë nga ky çaj.

Sipas një studimi njerëzit që kanë pirë gjashtë gota çaj të tillë në ditë për gjashtë javë, në fund kanë pasur një nivel të ulët glukoze. Asplathini që përmban kjo bimë, që është një antioksidant, dhe një ‘përbërës magjik’ për dietologët, ka frymëzuar një udhëtim në Afrikën e Jugut të “Food Unvvrapped’s Summer Diet Special”, të Channel 4.

Gazetari Kiran Jethvva ka shkuar në malet Cederberg për të parë se si rritet çaji. Kjo bimë jeton në kushtet e vështira të maleve duke u rritur në tokë ranore, dhe duke i mbijetuar variacioneve të theksuara të temperaturës. Rooibos në të vërtetë nuk është çaj, por i përket familjes së fasules. Kjo bimë vjen nga Afrika e Jugut dhe ka treguar se redukton nivelin e yndyrës në qeliza./albeu.com


Shtuar 27.06.2022 21:48