“Keni përgjegjësinë për 4 vrasje më 21 janar”, Berisha përplaset me analistin: Je një gënjeshtar i pafytyrë!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “ Debat Plus” me Ermal Pandurin ka pasur një debat me analistin politik Imer Mushkolaj.

Mushkolaj akuzoi Berishën për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar. Berisha iu përgjigj duke i thënë se ai është një mashtrues dhe provokator Novi Sadi.

Debati:

Imer Mushkolaj: Zoti Berisha kur ju përmendni dhunën, më duket shumë ironike, sidomos janarin. Jo me 8, por me 21 janar, një dekadë më parë, kur ju ishit kryeministër janë vrarë 4 protestues në bulevard. Edhe sa her ju, zoti Berisha përmendi dhunën, është shumë tragjike për ta quajtur komike. Ju sugjeroj që fjalën dhunë mos ta merrni në gojë për shkak se ju jeni e keni përgjegjësin për vrasjen e atyre 4 protestuesve. Edhe ata ishin protestues të qetë. Edhe ata ishin protestues sikurse jeni ju. Ju duhet të jeni personi i fundit që flisni për dhunë për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm. Ky është një konstatim që e dinë të gjithë shqiptarët.

Berisha: Më dëgjo të të them unë ty, se ti shkon shpesh në Novi Sad.

Mushkolaj: Nuk ka lidhje ku shkoj unë

Berisha: Ka lidhje, ti je një gënjeshtar i pafytyrë!

Mushkolaj: Unë shkoj në Novisad, por nuk e furnizoj makineritë si ti ato të Millosheviçit.

Berisha: Je i pafytyrë, sepse ti krahason një protestë paqësore me 21 janarin. Ti je i frymëzuar në Novi Sad.

Mushkolaj: Faleminderit shumë, e keni zbuluar ujin e nxehtë.

Berisha: E para, i them atij frekuentuesit të rregullt të Novi Sadit se ata protestues më  8 janar po shkonin në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë. Ai gënjen, gënjen. Për sa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër si ti që e quan paqësore.

Mushkolaj: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve. Ke vrarë njerëz në bulevard, pas Piramidave dhe Gërdecit.

Berisha – moderatorit: Ke sjellë një provokator nga Novi Sadi. Kush e ka quajtur paqësore 21 janarit përveçse një ordiner si ai. /albeu.com

 

 


Shtuar 13.01.2022 21:07