Keni nevojë për një kafe të ftohtë në këto ditë të nxehta? Ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Nëse ideja juaj për kafenë e ftohtë është “lerë të ftohet”, oh më lejoni t’ju them se meritoni më shumë se kaq. Kafeja e ftohtë ka një proces specifik ndaj nëse dëshironi ta shijoni gjatë këtyre ditëve të izolimit teksa temperaturat rriten, ndiqni hapat në vijim.

Së pari, mbushni filxhanin/gotën me akull dhe sigurohuni të keni një lugë po aq të gjatë sa filxhani/gota në mënyrë që ta trazoni më mirë.

Së dyti, hidhni kafenë e përgatitur më parë. Këtu duhet treguar kujdes pasi kafeja duhet të jetë e ngrohtë sa temperatura e dhomës. Pra, NUK duhet të jetë e nxehtë.

Së treti, shtoni qumështin. Sasia e qumështit në gotë duket edhe nga ngjyra që nis edhe merr kafeja. Nëse e doni me shumë qumësht, prisni sa ngjyra të neutralizohet.

Së katërti, hidhni sheqerin – nëse e preferoni të ëmbël. Mund të shtoni edhe ëmbëlsues të tjerë. Disa preferojnë karamel.

Në fund, trazojeni./albeu.com


Shtuar 10.07.2022 15:40