“Keni në dorë ndryshimin”, Bejko: Nën drejtimin tim prioritet i bashkisë do të jenë rrugët

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ditën e sotme takoi banorët e Ndroqit. Ai foli mbi potencialin e kësaj zone për t u zhvilluar.

Bejko: Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që t’i mbështesë dhe t’i zhvillojë. Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanetet e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngel aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat.

Prioritet për banorët, sipas Bejkos, janë së pari rrugët që lidhin fshatrat me Tiranën.

Bejko: Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja e një rrjeti prej 250 km që do e lidhë edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën Tiranës. Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të ktheheni në shtëpitë tuaja. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike.

Gjithashtu ai premtoi një rrjetë tregjesh, të cilat do të kenë prioritet prodhimin vendas./Albeu.com/


Shtuar 25.04.2023 15:40