Keni bërë plane për fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me motin më parë

Përsa i përket fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.

Të lidhura

None found

Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi  mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.


Shtuar 15.09.2023 17:08