Keni aplikuar? Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si përzgjidheni

Ditën e sotme pritet të dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikanë, për të gjithë ata që kanë aplikuar.

Duke nisur nga ora 18.00, shqiptarët mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

KËTU mund të klikoni për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj, siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA.

Pasi të ndodheni në ëebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik nga autoritetet amerikane./albeu.com/